INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Fustane të mbyllura dhe emisione serioze' Getoari lë pa punë Marinën? Kushtet e vendosura nga reperi po 'çmendin' rrjeti [FOTO]

'Fustane të mbyllura dhe emisione serioze' Getoari lë pa punë Marinën? Kushtet e vendosura nga reperi po 'çmendin' rrjeti [FOTO]

Publikuar më: 13:40 24-12-2018

Sezoni televiziv po mbyllet pa Marina Vjollcën, për të cilën është vënë në pikëpyetje e ardhmja e saj në televizionin “Klan”. U mësua më herët se moderatorja do të sillte në ekran një projekt të ri në muajin shkurt të vitit 2019, një show me talente të fushave të ndryshme.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin. Para pak javësh u tha se projekti për këtë emision u anulua për shkak të partnerit të saj, Getoar Selimi, i cili do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit. Por mësohet se drejtuesit e “Klan” nuk kanë rënë dakord me kushtet e vendosura nga reperi për të qenë pjesë e jurisë. Për këtë arsye ata e anuluan krejtësisht projektin e ri dhe, thënë thjesht, “Marina ka mbetur pa punë”.

Ndërkohë drejtuesit e këtij televizioni janë vërtet në hall me gruan e Getoar Selimit, pasi nuk po dinë ku ta sistemojnë Marinën, që ai të japë ok-in. Ata e morën nga “Top Channel”, duke e prezantuar si një ndër imazhet kryesore të këtij televizioni, krahas figurave që njihen prej vitesh, por tani gjërat kanë ndryshuar. Nuk është hera e parë që Getoari i prish planet Marinës, pasi thuhej se edhe në korridoret e “Top Channel” ka pasur mosmarrëveshje për shkak të kërkesave, që ai kishte për drejtuesit e televizionit. Vitin e kaluar televiziv, Marina Vjollca prezantoi spektaklin “C’est la Vie”, ku personazhe të famshëm të botës së ekranit shqiptar sfidonin veten, duke kënduar live.

Nuk dihet nëse vëllezerit Pandi e Bledi Laço do e marrin sërish si prezantuese të këtij formati apo janë duke vrarë mendjen për një format krejt të ri që të mos bjerë ndesh me pretendimet e partnerit të saj reper, Getoar Selimit. Sipas burimeve pranë çiftit, ai kontrollon gjithçka në karrierën e Marinës, që nga lloji i formatit që të jetë sa më serioz deri te veshjet skenike që të jenë të mbuluara. Kujtojmë që sapo filloi sezoni i ri televiziv, Marina Vjollca ishte një nga moderatoret më të komentuara për faktin se me çfarë emisioni do e shihnim në ekran.

Por ditët kalonin dhe Marinën s’e pamë askund. Vetë Marina ka qëndruar e heshtur në lidhje me punën, duke i lënë thashethemet të qarkullojnë për një kohë të gjatë. Por ndryshe vepron ajo në lidhje me ekspozimin e martesës mbi 1- vjeçare me reperin e njohur nga Kosova, Getoar Selimi. Ndërkohë që koleget e saj nisën punën për sezonin e ri televiziv, Marina thjesht mori valixhet dhe u largua nga Shqipëria. Nga postimet që bën në “Instagram” duket se Marinës i pëlqen shumë të jetë e hapur për të postuar çdo moment nga martesa me Getin.

Ndërkohë, fakti që tregohet diskrete me punën vjen nga fakti se mesa duket nuk po i ecën sipas parashikimeve të saj, qëkur mori vendimin të largohej nga “Top Channel”. Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar të saj, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesi Sportiv” me Edi Manushin. Në postimet e saj ajo bën ndonjëherë autoironi, duke e konsideruar veten “shtëpiake e dëshpëruar”.

Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar.

Ndërsa Getoari për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua. Nga ana tjetër, Getoari i është rikthyer muzikës fuqishëm, ndërkohë që bashkëpunimi i fundit ishte me Flori Mumajesin dhe Brunon.

dfdf.png

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879