Elvana Gjata solli një projekt vërtet surprizë këtë verë, në një bashkëpunim me Capital T.
Kënga ishte vërtet ritmike dhe një re-make i një kënge të vjetër, por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte paraqitja e Elvana Gjatës.
Mirëpo, njëri që ka rënë në sy të të gjithëve është fustani i tejdukshëm i punuar me zinxhirë nga Valdrin Sahiti, që dukej se ekspozonte gjoksin dhe të pasmet e Elvanës.
Të gjithë fansat e këngëtares u bën kuriozë nëse Gjata kishte të brendshme pasi në pamje të parë nuk dallohen.
'Prive.al' raporton se këngëtarja mban veshur edhe të brendshme në ngjyrë nude me prerje lazeri të cilat janë pothuajse të padukshme kur vishen.
Të gjithë kureshtarët, tashmë e morën përgjigjen e shumëpritur.