Tema e këtij viti në Met Gala, "Manus x Machina", solli në tapetin e kuq një miksim te futuristikes, ngjyrave të argjendit dhe prerjeve pas trupit.
Taylor Swift përshembul kishte zgjedhur stilin gotik duke kombinuar një fustan argjend dhe të zi me sandale me rripa deri te gjuri. Emma Stone ndërkohë kishte përzierë elegancen e Hollywood-it të vjetër me modën e re, duke veshur një fustan të bardhë të Pradës me një korse metalike si detaj dallues. Nga ana tjetër aktorja Nicole Kidman solli në Met Gala ndjesi mbretërore me fustanin e saj çelestial të shoqëruar nga një pelerinë, i punuar nga shtepia e modës e Alexander McQueen.
Padyshim një nga 'highlight-et' e mbrëmjes ishte fustani i Claire Danes, një fustan ky i inspiruar nga ballot e dikurshme, veçse kësaj here i ndriçuar falë mjeshtërisë dhe kreativitetit të stilistit Zac Posen. Ndryshe nga Danes, modelja Kendall Jenner zgjodhi të vishej me një krijim të Atelier Versace, i cili luante me prerjet dhe format gjeometrike, të perfeksionuara nga kristale Swarovski ngjyrë blu dhe velvet. Beyonce nuk kishte si të mungonte në listën e personaheve të veshur më bukur, falë fustanit të saj unik të punuar nga Givenchy.
E ndërkohë që ishin të shumta ato që kishin zgjedhur të visheshin me krijime të shtëpisë franceze të modës Balmain, ishte modelja Jourdan Dunn ajo që la përshtypjet më të mira me fustanin e saj vezëllues ngjyrë argjendi!