INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fustani i Dua Lipës u bë ‘mollë e sherri’ mes Valdrin Sahitit dhe Endrit Mërtirit! Ja si e thumbojnë njëri- tjetrin [FOTO]

Fustani i Dua Lipës u bë ‘mollë e sherri’ mes Valdrin Sahitit dhe Endrit Mërtirit! Ja si e thumbojnë njëri- tjetrin [FOTO]

Publikuar më: 12:51 21-09-2018

Fustani i fryrë me fruda, duket se është padyshim fustani i vitit 2018!

Ka qenë pikërisht këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila e veshi fustanin në tapetin e kuq dhe tani ai është kthyer në një trend e madje dhe mollë sherri mes stilistit Valdrin Sahiti dhe stilistit Endrit Mërtiri.

Nëpërmjet Instastories ata kanë shpallur një luftë të ftohtë mes tyre.

Fillimisht ishte Valdrini ai i cili publikoi disa foto të Elvana Gjatës, e veshur me fustanet me fruda tyli, që së fundi ia kemi parë moderatores Luana Vjollca dhe modeles Elena Lika.

Duke qenë se është fotografi Endrit Mërtiri ai i cili ka realizuar setin fotografik të Luanës dhe Elenës, ai ka marrë përsipër që t’i kthejë përgjigje Valdrinit.

Endriti ka publikuar një foto të Aurela Hoxhës 10 vite më parë, e veshur me një fustan të njëjtë, dhe më pas një sërë fotosh të tjera të të famshmeve shqiptare të veshura me fustanin e ngjashëm.

 

Si përfundim, ata kanë treguar se të gjithë frymëzohen nga stilisti Giambattista Valli, i cili është i pari që ka dizenjuar këtë model fustani që do të mbetet ikonë.

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg

5.jpg

6.jpg

7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666