INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fustani i respektit zbulon sa herë ngacmohen vajzat gjatë festave [VIDEO/EKSPERIMENTI]

Fustani i respektit zbulon sa herë ngacmohen vajzat gjatë festave [VIDEO/EKSPERIMENTI]

Publikuar më: 12:50 06-12-2018

“Fustani i Respektit” është ky emri i fustanit, një veshje e pajisur me sensorë e cila është krijuar për të treguar sesa herë ngacmohet një vajzë gjatë një feste të caktuar.

Teknologjia ka mundësuar që fustani të pajiset me një hartë termike e cila vërteton kur një grua preket apo përqafohet kundër vullnetit të saj.

Eksperimenti social, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin ndaj ngacmimit, u krye në Brazil, ku tre gra u kërkua të veshnin këtë fustan të veçantë gjatë një feste. Në pak më shumë se katër orë, ato u prekën plot 157 herë, me një mesatare prej 40 kontaktesh në orë.

Krijuesit e fustanit qëndrojnë mbrapa teknologjisë, ata janë në një tjetër dhomë ku është instaluar një kompjuter i cili tregon kur dhe ku vajzat preken gjatë natës. Dhe u vërtetua se pjesët që prekeshin më shumë janë shpina, krahët dhe fundshpina. Fustani jo vetëm tregon prekjen por edhe intesitetin.

Ideja për të krijuar një fustan të tillë u frymëzua nga rastete e raportuara ku vajzat tregojnë eksperiencat e tyre dhe ngacmimet që përjetojnë gjatë festave të ndryshme. Dhe synimi i fustanit inteligjent është të provojë atë cka përjetojnë në të vërtetë vajzat.

Article Logic
Execution time: 0.0030391216278076