“Fut e bjer njëri-tjetrit”,rrihen burrë e grua dhe më pas...
Ndoshta është ndër të paktat raste, për të mos thënë e vetmja që raportohet se në të njëjtën kohë marrin urdhra mbrojtje të dy bashkëshortët.
Sipas burimeve te Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, ku kanë shkuar për të bërë denoncim të dy partneret për dhunë ndaj njeri-tjetrit.
Njoftim i policisë:
Më datë 03.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasit (bashkëshortët) D.Th dhe S.B, vjeç 44 e 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri – tjetrit. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.