INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Futa të sëmurin në shtëpi!'' Flet e tronditur për vrasjen e prindërve Nevila Mata

''Futa të sëmurin në shtëpi!'' Flet e tronditur për vrasjen e prindërve Nevila Mata

Publikuar më: 09:24 15-01-2019

Një ditë pas vrasjes të trefishtë që tronditi Tiranën, ka folur Nevila Mata, vajza e çiftit Bujar dhe Xhevahire Mata, të masakruar me plumba nga bashkëshorti i Nevilës, Majlind Lila, që më pas vrau edhe veten. Ajo është shprehur me dhimbje dhe pendesë të thellë në mediat sociale për tragjedinë.

Nevila, 36 vjeçe, psikologe në profesion, ka shkruar në Fb: “ Nuk mundem të vij! Nuk ju shoh dot, duhet të isha unë vendin tuaj. E futa atë të sëmurë në jetën tuaj! Çfarë të them, që shpëtova veten time dhe vrava prindërit?!” 

Nevila Mata shkoi në Suedi me bashkëshortin e saj me të cilin ka një fëmijë 5 vjeç. Ajo kishte punuar në Tiranë në disa Organizata Joqeveritare. Nevila qendroi në Suedi me fëmijën, kurse i shoqi u kthyer para dy ditësh, nuk dihet në ç'rrethana. Por, që në vitet e para të lidhjes së tyre, çifti ka pasur konflikte, që evoluan ndjeshëm në Suedi.

status.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037841796875