INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futbolli anglez në zi, ndahet nga jeta ish- futbollisti i kombëtares

Futbolli anglez në zi, ndahet nga jeta ish- futbollisti i kombëtares

Publikuar më: 11:58 21-04-2017

Bota e futbollit vajton Ugo Ehiogu. Ish futbollisti i Anglisë,  Aston Villa-s dhe Middlesbrough, trajneri i skuadrës së nën 23 vjecarëve të Tottenham, humbi jetën në moshën 44 vjecare, pas një ataku kardiak të enjten ndërsa gjendej pikërisht në qendrën stërvitore të klubit. Transportimi i menjëhershëm në spital rezultoi pa sukses, pasi vetëm pak orë më vonë Tottenham komunikoi ndarjen e tij nga jeta.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë traumën dhe trishtimin që provojmë. Mungesa e Ugos do të jetë e pazëëvendësueshme” , shkruan Tottenham në një komunikatë. Ehiogu, në karrierën e tij kishte përshkuar të gjithë ekipet e moshave me kombëtaren angleze deri në skuadrën A, duke u bërë një flamur në qendër të mbrojtjes te Aston Villa dhe Middlesbrough.

Article Logic
Execution time: 0.0032658576965332