INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futbolli botëror sundohet nga Kina, ja skuadrat që zotërohen nga pronarët kinezë

Futbolli botëror sundohet nga Kina, ja skuadrat që zotërohen nga pronarët kinezë

Publikuar më: 16:23 20-02-2018

Investitorët kinezë i kanë hedhur sytë drejt futbollit për të gjeneruar të ardhura më të mëdha. Shumë klube të njohura në të gjithë botën kanë pronarë ose aksionerë kinezë.

Vitet e fundit biznesmenë të fuqishëm kanë filluar që të investojnë në futboll, ku dalëngadalë edhe futbolli po kthehet në biznes. Sakaq janë të pakta klube të cilat nuk kanë pranuar që në pronësi të tyre të kenë biznesmenë nga Kina, kjo pasi klubet janë të vetëdijshme që futbolli po përdoret për biznes. Klubi i Atletiko Madridit nuk i ka shitur aksionet pronarëve kinezë por u ka dhënë menaxhimin e stadiumit “Ëanda Metropolitano”

Më poshtë gjendet edhe lista e klubeve ku kinezët zotërojnë plotësisht ose kanë përqindje të aksioneve të klubit.

Itali : Inter (70% të klubit), Milani (99% të klubit), Parma (60% të klubit)

Angli : Mançester Siti(20% të grupeve “City”), Southampton (80% të klubit), Uest Bromuiç (100% të klubit), Aston Vija (100% të klubit)

Spanjë : Granada (99% të klubit), Espanjol (56% të klubit), Real Oviedo (100% të klubit), Jumila (100% të klubit)

Francë : Nisë(85% të klubit), Lion (20% të klubit), Sosho (100% të klubit)

Portugali : Oriental Dragon (100% të klubit)

Holandë : Den Hag (98% të klubit)

Çeki : Slavia Praga (99% të klubit)

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992