Tragjeditë sportive duket se nuk kanë të mbaruar gjatë ditëve të fundit.
Futbolli italian është në zi pas humbjes së ish arbitrit të njohur Stefano Farina. Aktualisht përgjegjës për Komisionin Kombëtar të Arbitrave për Serinë B, Farina ishte 54 vjeç dhe la pas një grua dhe një djalë. Ndërkohë që po lajmëronin lajmin e trishtë, Shoqata Italiane e Arbitrave dhe federata italiane e futbollit FIGC shprehin ngushëllimet më të thella familjes së ish bilbilit të fushave të blerta. Farina kishte drejtuar 236 ndeshje, plus dy ndeshje të Superkupës së Italisë dhe një Superkupe Europiane.