INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futbolli më shumë se një lojë, ''Humba një pjesë shumë të rëndësishme timen, por prap...''

Futbolli më shumë se një lojë, ''Humba një pjesë shumë të rëndësishme timen, por prap...''

Publikuar më: 21:02 12-02-2018

Dashuria për futbollin e ndihmoi futbollistin e ri Ljuborir Moravac të merrte veten pas një aksidenti automobilistik si pasojë e të cilit ai humbi një nga gjymtyrët e tij.

Karriera e tij si portier përfundoi pas këtij aksidenti, por ai duket se ka gjetur një rrugë të re për të mos u larguar nga tapetet e blerta.

Çdo muaj, si pjesë e fushatës sensibilizuese #EqualGame, UEFA fokusohet në një lojtar nga një prej 55 shoqatave pjesmarrëse. Këta sportistë janë shëmbuj se futbolli nuk është vetëm një sport, por ai promovon përfshirjen, qasjen dhe diversitetin.

Ljuborir Moravac ishte portieri i ekipit sllovak "Nk Maribor" kur u aksidentua në vitin 2016 dhe humbi krahun e tij të majtë. Shpirti i tij mund të jetë shkatërruar pas këtij aksidenti, por dashuria për futbollin, krenaria dhe kurajoja kanë qënë elementë vendimtarë në rrugën e shërimit të futbollistit serb.

Ljubo thotë që " të nisësh një rrugë të re nuk është aq e vështirë sa e mendojnë të gjithë, thjesht duhet të tregohesh shume i fortë dhe të këmbëngulësh". Ai tashmë nuk mund të jetë më një lojtar, por ka zgjedhur të jetë një arbitër dhe qëllimi i tij është të vazhdojë të ecë në këtë rrugë.

99c69e0a-c30d-4081-945c-eb54263c0459.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249