INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futbolli në zi, ndahet nga jeta Cesare Maldini

Futbolli në zi, ndahet nga jeta Cesare Maldini

Publikuar më: 10:14 03-04-2016

Vazhdon zija në futboll, ndërron jetë Cesare Maldini. I ati i Paolo ishte 84 vjeç dhe me AC Milan ka fituar një Kupë Kampionësh dhe 4 kampionate.  Lajmi është bërë i ditur nga familja Maldini përmes një njoftimi ku shkruhet se, “Lajmërojmë me hidhërim të thellë humbjen e Cesare, mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës”.Ai ishte asistenti i Enzo Bearzot në triumfin e Italisë në Botërorin 1982, trajneri i U-21 (duke fituar 3 Europianë me ta) si dhe gjatë 1996-98 ai ka drejtuar kombëtaren italiane.

I lindur në Trieste në 1932, Cesare Maldini  debutoi në moshën 21 vjeçare me fanellën e Triestina, e më pas u transferua në Milan në vitin 1954. Ai ka qënë italiani i parë që ka ngritur Kupën e Kampionëve: ishte maj i vitit 1963, ku kuqëzinjtë mposhtën 2-1 Benfica-n e Eusebios. Dikur ka mbajtur rekordin e aktivizimit me kombëtaren (tani renditet i treti pas Gianluigi dhe Fabio Cannavaro). Në 2002, Maldini mori drejtimin e Paraguait duke e dërguar këtë kombëtare në 1/16. Cesare është trajneri më i vjetër pjesmarrës në ‘Botëror’. Ai gjithashtu ka punuar si analist sportiv për televizione të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781