INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Futbolli në zi, shuhet Johan Cruyff

Publikuar më: 13:57 24-03-2016

Ikona e Barcelonës dhe Holandës, Johan Cruyff, është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Lajmi bëhet me dije nga websajti i tij zyrtar. “Në 24 mars 2016, Johan Cruyff vdiq në paqe në Barcelonë, i rrethuar nga familjarët e tij, pas një beteje të vështirë me kancerin”, thuhet në njoftim.

Johan Cruyff, tre herë fitues i “Topit të Artë”, konsiderohet si një ndër lojtarët më të mëdhenj të futbollit holandez dhe atij botëror.

Sulmuesi e udhëhoqi kombëtaren e “Tulipanëve” drejt finales së Botërorit të vitit 1974.

Si një lojtar me Ajaksin, Barcelonën dhe Holandën, ai e vuri veten e tij në panteon, së bashku me të mëdhenj të tillë si Pele, Maradona, Pushkash, Mesi dhe Zidan.

Në shkurt, Johan Cruyff tha se ndihej se ishte në shifrat “2-0” në sfidën me kancerit, duke u shprehur i sigurt se në fund do të fitonte.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879