Aksident i rëndë, humb jetën trajneri italian, plagoset portieri!
Për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur gjatë natës, pas një mbrëmjeje të kaluar me miqtë, ka humbur jetën Davide Artale, trajneri i ekipit italian i ekipit Siracusa i cili militon në Seria C.
Bashkë me të ishin edhe disa futbollistë të ekipit, mes tyre Maurice Gomes, portieri 21 vjeçar i cili ka mbetur i plagosur, ndërsa Artale ka humbur jetën në vend.
Karabinierët e Sirakuzës kanë vijuar hetimet. Duket se makina për arsye ende për tu sqaruar, ka rrëshqitur, duke goditur një mur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
“Presidenti Giovanni Alì, menaxherët, lojtarët dhe të gjithë anëtarët e stafit të futbollit të Sirakusës shprehin pikëllimin e tyre për vdekjen e Davide Artale, bashkëpunëtori ynë i çmuar që vdiq natën në një aksidenti tragjik”, shkruhet në faqen në Facebook të ekipit.