Futbolli në Kosovë është tronditur nga një lajm i papritur mëngjesin e sotëm. Kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë dhe ish futbollisti i njohur, Fadil Vokrri u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ndërsa paraprakisht raportohet se ka qenë një sulm në zemër, që i ka marrë jetën Fadil Vokrrit.
I lindur në Podujevë, më 23 Qershor të 1960-ës, Vokrri pati një karrierë të shkëlqyer si futbolist, teksa mbrojti ngjyrat e Prishtinës. Partizanit të Beogradit, Fenerbahces, etj.
Prej 10 vitesh, Fadil Vokrroi drejton Federatën e Futbollit në Kosovë, ku ka lobuar jashtëzakonisht shumë, që kjo e fundit të njihet nga UEFA dhe FIFA.