Futbollisti i Kombëtares, Jahmir Hyka si duket ka një ëndërr, të ndjekë gjurmët e Shkëlzen Gashit për tu transferuar në kampionatin amerikan të futbollit MSL.
Për të ofertat kanë qenë të pafundme. Së fundmi u tha se 28-vjeçari mund të bashkohej në një skuadër me Samuel Eto’o-n te ekipi turk, Antaliaspori, por kjo nuk është ëndrra e tij.
Mësohet, se ai ka dëshirë të bashkohet në një ekip me Shkëlzen Gashin në Amerikë. Mendohet se kanë qenë të shumta skuadrat amerikane që kanë pyetur për të, mes tyre dhe Colorado Rapids, ku luan edhe Shkëlzen Gashi.
Lajmin e kanë bërë të ditur portalet që i kushtohen futbollit në SHBA, të cilat kanë shkruar, se drejtuesit e klubit amerikan kanë lavdëruar Hykën aq sa për t’i bindur ata që të marrin në konsideratë mundësinë e afrimit të tij.