“La Liga” rreth 2 javë më parë vendosi që një ndeshje e kampionatit gjatë sezonit të luhej në SHBA ose Kanada, në mënyrë për të promovuar futbollin spanjoll atje.
Ky vendim, që sipas kontratës së firmosur do të jetë në fuqi për 15 vite, është kundërshtuar nga futbollistët, të cilët pak ditë më parë njoftuan se mund të futën në grevë.
Gjithsesi mesa duket ky është një detaj që nuk është marrë parasysh nga shefat e “La Liga-s”, të cilët sipas “Cadena Ser” kanë përcaktuar edhe ndeshjen që do të luhet jashtë Europës.
Bëhet fjalë për derbin katalanas, Girono-Barcelona, e programuar më 27 janar të 2019. Kjo sfidë përkon me javën e 21-t të kampionatit dhe sipas këtij burimi pritet vetëm konfirmimi i Girona-s, klubit që është njoftuar nga federata.