INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Futbollisti i Barcelonës dënohet me një vit burg

Publikuar më: 18:46 21-01-2016

Javier Mascherano e ka pranuar para gjykatësve sot fajin për evazion fiskal. Ylli argjentinas ka qenë i sinqertë duke thënë se ka mashtruar për fshehjen e 1.6 milion eurove. Mascherano foli 10 minuta duke i bërë edhe një kërkesë gjykatës.

"E pranoj fajin tim për fshehjen e 1.6 milion eurove. Unë ndihem fajtor dhe e pranoj vendimin e gjykatës. Shpresoj që dënimi im me 1 vit burg të zëvendësohet me gjobë në para e cila kap shifrën e 21.600 mijë eurove", deklaroi Mascherano.

Mesfushori i Barcelonës duke folur për mediat është shprehur se ai është një person shumë i përgjegjshëm, i cili i ka respektuar gjithmonë miqtë dhe rregullat. Ai do të paguajë 850 mijë euro për të shlyer dënimin me 1 vit burg.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168