Sulmuesi i klubit zikaltër duket se ka shënuar edhe jashtë fushe, dhe çfarë goli se!
Dashuria me Inter për Gabigol nuk ka lulëzuar kurrë, por ndërkohë që nuk po i ecën shumë në fushën e futbollit, jashtë saj duket se gjithçka shkon shumë mirë. Sulmuesi brazilian i cili është blerë plot 35 milionë euro verën e kaluar po tregon gjithë vlerën e tij jashtë fushës së lojës, pavarësisht se brenda saj ka zhgënjyer deri tani. Së fundmi ai ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet duke u puthur me bukuroshen braziliane Rafaella Beckran, e cila është as më shumë e as më pak se motra e superyllit të Barcelonës, Neymar. Kjo e fundit ndodhet në Barcelonë për të kaluar pak kohë me vëllain e saj, dhe në udhëtim i është bashkuar dhe numri 96 i Inter për t’ia bërë pushimet edhe më të nxehta. Të paktën jashtë fushe Gabigoli po ia del të shënojë ndonjë gol.