Mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren ka zbuluar tradhtinë e gruas së tij. Sipas mediave angleze ai humbi turneun e Euro 2016 për shkak se kishte zbuluar, që gruaja e tij kishte një lidhje me një punëtor pyjesh.
Ylli kroat i futbollit, i cili iu bashkua Liverpoolit për 20 million paund në vitin 2014 dhe fiton rreth 65,000 paund në muaj, vendosi të niste më herët pushimet pasi zbuloi se gruaja e tij Anita e tradhtonte me një mik të vjetër, Dario Torbic, i cili besohet se fiton vetëm 200 paund në muaj.
Lovren, 27-vjec, është “lënduar” shumë kur zbuloi tradhtinë, por miqtë thonë se ai ishte i vendosur të shpëtojë martesën e tij me nënën e dy fëmijëve.