Kjo nuk ishte dëgjuar më parë. Mbrojtësi i krahut të Arsenal, Hector Bellerin, është detyruar që ta fshijë përkohësisht Instagramin, për shkak të komenteve negative. Ai e ka pranuar se është prekur nga abuzimet homofobike të komentuesve të ndryshëm.
23-vjeçari është i nervozuar me ofendimet që po i merr nga tifozët jashtë dhe brenda stadiumeve. Ai është një adhurues i modës së rrobave, dhe për këtë është etiketuar “lesbike” dhe është ofenduar për stilin e tij të flokëve, po ashtu edhe për paraqitjet e tij në fushë.
“Disa prej tyre janë shumë abuziv. Shumica e abuzimeve vijnë nga komentimet online, por i dëgjoj edhe në tribunat e stadiumeve. Njerëzit më kanë quajtur ‘lesbike’ vetëm pse kam rritur flokët. Ka edhe komente tjera homofbike” – shprehet Bellerin.