INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futbollisti i njohur SHQIPTAR infektohet me CORONAVIRUS: Virusin e kam marrë…[FOTO]

Futbollisti i njohur SHQIPTAR infektohet me CORONAVIRUS: Virusin e kam marrë…[FOTO]

Publikuar më: 12:30 18-03-2020

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se futbollisti i njohur shqiptar, Valdrin Mustafa, është infektuar me koronavirus. Mustafa momentalisht është lojtar i Hannover 96. Momentalisht, ai ndodhet bashkë me familjen në karantinë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. “Federata e Futbollit e Kosovës njofton se futbollisti i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19. Gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken. Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit. Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë”, njofton FFK. 

Në një lidhje direkte në Klan Kosova,Valdrini ka treguar se kur e ka kuptuar që është i prekur nga kjo pandemi dhe si e ka përjetuar lajmin.

“Unë lajmin e kam kuptuar në mëngjes dhe në një far mënyre e kam pritur sepse kam qenë i bllokuar në gjoks dhe fyt”.

“Jam testuar të shtunën në mëngjes, ka ardhur mjeku dhe më ka testuar. Ka qenë një test i zakonshëm. Pastaj lajmin se jam i prekur me COVID-19, ma kanë kumtuar përmes telefonit”.

“Kam pasur pak panik, babi ka qenë në punë – unë kam ndenjur në dhomë derisa e qetësova veten dhe pastaj ju tregova familjarëve. Besoj se virusin e kam marrë në Hanover duke lozur me futbollistë të tjerë”.

“Ilaçet do të vijnë nesër – jam në kontakt me mjekë dhe ata nesër do t’i sjellin ilaçet. Ata më kanë kërkuar që të pushoj dhe ta qetësoj veten. Tash jam në karantinë për 14 ditë”.

drn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713