INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futbollisti shqiptar ndahet nga partnerja pas 12 viteve [FOTO]

Futbollisti shqiptar ndahet nga partnerja pas 12 viteve [FOTO]

Publikuar më: 14:09 24-02-2018

Ndarja e tyre erdhi vetëm dy vite pas ardhjes në jetë të vajzës së dytë.

Pas Blerim Xhemajlit, një tjetër futblollsit i njohur shqiptar i ka dhënë fund lidhjes me partneren, pas 12 vitesh që qëndronin bashkë.

Valon Berhami, i cili luan për Udinese-n në Itali, është ndarë nga partnerja Elena Bonzanni.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berhami nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nëpërmjet këtij shënimi, dëshiroj t’ju komunikoj që pas 12 vitesh, marrëdhënia ime sentimentale me Elena Bonzanni-in ka përfunduar. Dua ta sqaroj publikisht për të shmangur spekulimet dhe kërkoj respektin maksimal për të gjitha palët e përfshira, në veçanti vajzat tona, Sofia dhe Isabel. Qetësia dhe e ardhmja e tyre për momentin janë prioriteti im. Nuk do të jap deklarata të tjera për mediat me shpresën se rezervimi ynë ndaj kësaj situate do të kuptohet nga ju!”-shkruan ai, duke mos dhënë më tej shpjegime.

ry7i878987.png

 

84061-640-0-5a9159d796344.jpg

 

84058-640-0-5a9159d795be1.jpg

 

 

84055-640-0-5a9159d795523.jpg

 

84056-640-0-5a9159d795778.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0014910697937012