Futbollisti shqiptarë 24 vjeç, Elvis Kabashi është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident në Itali.
Lojtari i cili luan për skudarën e Juventus, ka dashur të parakalojë një makinë ka dalë në korsinë e kundër të rrugës ku ka përplasur një skuter në të cilin po udhëtonin dy italianë, të cilët fatmirësisht kanë arritur t’i mbijetojnë aksidentit.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur i lënduar një prej udhëtarëve me skuter, i cili ka marrë dëmtime të rënda në shpatull dhe është dërguar në spitalin e “Forte dei Marmi”, ku do të kryej gjatë ditës së sotme edhe një operacion.
Mësohet se futbollisti e ka shkaktuar aksidentin nën influencën e alkoolit.
Kabashi ka qenë në makinë së bashku me një shokun e tij. Të riut shqiptar i është hequr leja e drejtimit.