Një 24 vjeçar nga Korça ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 20 vjeçare. Sipas të dhënave të Policisë, mësohet se i riu ka hyrë me forcë në banesë e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të renë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Korçë, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë uniformat blu, të cilat kanë bërë të mundur arrstimin e 24 vjeçarit David P.
Njoftimi i Policisë:
“Policia e Korçës ka rrestuar një të ri me akuzën e përdhunimit. Në pranga ka rënë shtetasi David P, 24 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.