Trupi i një djali u gjet brenda një valixhe në bagazhin e një makine në Portin e Dover, në Britaninë e Madhe. Djali, rreth moshës 16 vjeç, mezi merrte frymë dhe ishte në rrezik për jetën kur u gjet nga zyrtarët e Forcave Britanike të Kufirit, të cilët e dërguan menjëherë në spital. Mësohet se djali që rrezikoi jetën për të hyrë në territorin britanik është një vietnamez. Ai u zbulua të mërkurën në orën 20:30 të mbrëmjes. Një shtetas rumun Andrei Lancu, 20 vjeç, u arrestua në përpjekje për të kontrabanduar të miturin në Britaninë e Madhe. Ai po mbahet në paraburgim. Trupi i djalit u gjet në një valixhe në bagazhin e një Skoda Octavia të argjendtë. Makina u ndalua në një pikë kontrolli për automjetet që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca. Policia e Kentit tha se gjendja e djalit është përmirësuar.