INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futi në kurth të miturën italiane, dënohet me shtatë vite burg pedofili shqiptar

Futi në kurth të miturën italiane, dënohet me shtatë vite burg pedofili shqiptar

Publikuar më: 11:40 02-10-2018

Një 70-vjeçar shqiptar u dënua ditën e hënë nga një gjykatë italiane, pas denoncimit të një vajze të mitur e cila kërcënohej me video e foto nudo. Pedofili Ahmet Dedej u dënua me 7 vite burg, nën akuzën dhunës seksuale të rënduar, shpërndarje të materialeve pornografike, akte përndjekje ndaj të miturve dhe shtrëngim personi. Gjykata vendosi që dënimi të kryhet në një burg italian. Dedej i etiketuar si ‘ariu” u arrestua në vitin 2016 pas drejtësia italiane kërkoi bashkëpunimin e Shqipërisë. I moshuari nga Shqipëria kishte kontaktuar me një të mitur italiane në vitin 2014. Në fakt, Ahmet Dedej nga Vlora nuk kishte shkelur kurrë në Itali, por fliste mirë italisht dhe e kishte bindur vajzën italiane të bënte veprime të tilla në rrjetet sociale, që kur ajo ishte 12 vjeç. Për dy vite ai kërcënoi të miturën italiane se do t’i publikonte fotot dhe videot erotike, nëse ajo nuk vazhdonte të zhvishej online, kur fliste me të në “Facebook”. Pas ekspertizës që i'u bë kompjuterit të pedofilit specialistët shqiptarë dhe italianë gjetën plot 52 fotografi me përmbajtje pornografike të vajzave të mitura.

Article Logic
Execution time: 0.0033729076385498