Një 44 vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë nga karabinierët, pasi ndaj tij ishin lëshuar disa urdhra dëbimi.
Andon Bejo u arrestua pas një kontrolli nga policia në një rrugë në Calati nën shoqërinë e një të dënuari.
Pas vëzhgimeve, doli se shqiptari me vendbanim në Greqi, ishte i dënuar për grabitje nga Gjykata e Catanias dhe dëbuar në vitin 2012 nga Italia me vendim të gjykatës së Ankonës. Atij i ishte vendosur ndalimi përjetë për të hyrë në territorin e shtetit fqinj.
Ai është dërguar në qelitë e paraburgimit në pritje të vendimit nga gjykata për procedurat e mëtejshme.