Jo të gjithë kanë pasur fatin të nisin mbarë vitin e ri, ndër to edhe artistja Ciara.
Reperi Future ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër ish partneres së tij, duke e etiketuar si një kontrolluese të çmendur. Prej më shumë se një viti, Future detyrohet të takojë të birin e tij, Future Zahir Willburn, vetëm në praninë e avokatëve, edhe pse në fakt paguan për të plot 15 mijë dollarë në muaj. Kështu është shprehur 33-vjeçari, i cili nuk i ka kursyer ofendimet nga më të rëndat ndaj nënës së fëmijes së tij. Reperi ka premtuar përmes Twitter-it se do të luftojë për kujdestarinë e djalit dhe se durimit të tij i ka ardhur fundi. Por në anën e kujt mendoni se do të jetë drejtësia? Hmmm...