INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fyeu Erdoganin në Facebook, gjykata e Shkupit e dënon me 400 euro gjobë

Fyeu Erdoganin në Facebook, gjykata e Shkupit e dënon me 400 euro gjobë

Publikuar më: 15:56 25-08-2017

Një person u dënua nga gjykata e Shkupit në Maqedoni për fyerje ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Sipas vendimit të gjykatës i akuzuari "botoi deklaratat e tij ironike dhe dërgoi fyerjet ndaj kreut të një vendi të huaj" në nëntor të vitit 2016. Shtetasi maqedonas me inicialet E.A u dënua me një gjobë prej 400 eurosh për fyerjen e presidentit turk. Lajmi u bë i ditur nga agjensia turke Anadolia. Sipas mediave maqedonase, E. A, i cili ka shtetësi maqedonase dhe turke, u shpall fajtor për shkak se ai publikoi deklarata në rrjetin e tij social për Erdogan. Gjyqi kundër E.A. u iniciua pas një padie të ngritur nga ambasadori turk në Shkup, Tulin Erkal Kara, në fund të vitit të kaluar. Nëse nuk paguan gjobën, E. A. do të duhet të vuajë dënimin me burg. Mediat raportojnë se sipas Kodit Penal të Maqedonisë, dënimi me gjobë i jepet personit që "qëllimisht dhe publikisht tallet dhe vë në siklet një shtet të huaj, flamurin, stemën, himnin, kreun e shtetit ose trupin diplomatik”.

Article Logic
Execution time: 0.0022299289703369