Me siguri të gjithë e njihni se kush është G Bani, një ndër reperët më të njohur dhe ndër të parët në muzikën shqiptare të këtij lloji. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin Glamour Zone, ku pasi promovoi albumin e tij me të ri, vendosi të flas edhe për një ish të dashur të famshme.
Edhe përse moderatorja, i kërkoi të zbulojë emrin, G Bani, e ruajti sekret emrin e vajzës në fjalë, për ta ruajtur nga paragjykimet e shqiptarëve.
Ester Bylyku: Me cilën nga femrat e shoë bizit ke patur lidhje?
G Bani: Kam patur lidhje me femër të show bizit, por absolutisht nuk do ta tregoj emrin e saj. Më fal por e ndjej ta them, nuk është shoqëria shqiptare e tillë që të pranojë G Banin të dalë dhe të tregojë lidhjen me atë vajzë. Ditën tjetër do ta quajnë ku**ë.
Ester Bylyku: Është e njohur?
G Bani: Është super e njohur!
Nëse menduat se është Crazy Girl, gaboheni, pasi vetë reperi e mohoi lidhjen e tyre në këtë intervistë.
“Lajmi i mirë është se për Crazy-n gjithmonë kam patur admirim dhe adhurim për të, jo vetëm unë por të gjithë djemtë që e njihnin kanë patur debulesë për të. Sepse ajo shoqërohej vetëm me djem. Jo vetëm nga paraqitja jashtme, por edhe si person është shumë i mirë. Ndërsa lajmi keq është që asnjëherë s’kemi patur lidhje. Jemi vetëm miq.”, u shpreh reperi.