Si shumë çifte të tjera G-Eazy dhe Halsey kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Artistët përfunduan nga “çifti model” për tu marrë shembull nga të gjithë, në çiftin që njoftoi ndarjen para pak muajsh.
Asnjëri prej tyre nuk i tregonte arsyet e ndarjes, por dyshimet janë se çifti kishte probleme me besimin.
Më pak se dy muaj mbas ndarjes, G-Eazy dhe Halsey ndezën përsëri shkëndijat e publikut kur u panë duke ecur dorë për dorë, mbas after-party-t të një eventi muzikor dhe të gjithë filluan të besonin se ata ishin përsëri bashkë.
Dhe thashethemet nuk ishin të pavërteta. Së fundmi, çifti ka udhëtuar për në Venezia, për të festuar ditëlindjen e 24-të të Halsey.
Të dy kanë postuar foto nëpër Instagram-et e tyre duke treguar momente të lumtura nga Venezia dhe G-Eazy i ka surprizuar të gjithë me dedikimin e tij, duke e konfimuar edhe njëherë dashurinë e tij të madhe për Halsey: “Të dua shumë dhe do ta bëj gjithmonë. Unë, së bashku me miliona njerëz të tjerë të vlerësojmë pafund, më shumë seç ti mund ta imagjinosh. Ti je ylli më i shndritshëm në qiell..”