Një ndeshje shumë interesante dhe me 4 gola, por në fund nuk morën më shumë se 1 pikë. Japonia dhe Senegali kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e dytë në grupin H. Senegalëzët e nis në mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 11-të me Mane, por kundërpërgjigja e japonezëve erdhi në minutën e 34-t me Inuin.
Fraksioni i dytë ishte i ngjashëm me të pari, teksa Senegali sërish kaloi në avantazh në minutën e 71-të. Pas një aksioni të Sabaly, ky i fundi pason në zonë, atje ku Moussa Ëague është në kohën dhe në vendin e duhur, për të realizuar golin e avantazhit. Avantazhi i tyre zgjati vetëm 6 minuta, pasoi Japonia gjeti menjëherë golin e barazimit me Keisuke Honda, i cili ka përfituar nga një dalje e gabuar e portierit N’Diaye,i cili i dha mundësinë Inuit për të shërbyer te shoku i tij brenda zonës.
Minutat e fundit ishin intensive, po në fund skuadrat duhet të kënaqen me nga një pikë.