INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabimet e shpeshta që femrat bëjnë me lëkurën

Gabimet e shpeshta që femrat bëjnë me lëkurën

Publikuar më: 10:58 04-07-2017

Ka aq shumë këshilla për kujdesin e lëkurës saqë njerëzit mund të jenë konfuzë se çfarë duhet bërë e çfarë të shmangin.

Pastaj, edhe vet ngarkesa e jetës e bën punën e saj. Oraret e ngarkuara, netët e vona me disa pije, dhe kështu rutina e mirëmbajtjes së lëkurës ju del nga dora. 

Nuk e pastroni si duhet lëkurën

Ky llogaritet gabimi më i madh që shumica e femrave e bëjnë kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës. Nëse nuk e pastrojmë lëkurën tonë, atëherë ne ndalojmë prodhimin e qelizave të reja të lëkurës, që rezulton në shfaqjen e linjave të imta dhe rrudhave. Por, mos bëni panik, kurrë nuk është vonë që të filloni një pastrim të duhur.

Pastrimi i dyfishtë ju siguron heqje totale të papastërtive nga lëkura, heqjen e sipërfaqes së grimcave, dhe pastron lëkurën duke bërë mënjëherë ndryshim në lëkurën tuaj.

Flini me grim në fytyrë

Ky është poashtu nëj gabim që shumica e femrave e aplikojnë. Ne e dimë se mund të lodheni ndonjëherë saqë nuk keni forcë t’i vishni as pizhamet e lë më të pastroni fytyrën, por kur të kuptoni dëmet që shkakton fjetja me grim në fytyrë, do ta mendoni dy herë këtë çështje.

Përbërja që vëmë gjatë ditës tërheq radikalet e lira , gjë që shkatërrojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurën tonë duke shpejtuar procesin e plakjes dhe duke u bërë lëkura e dehidratuar. Lëkura jonë punon përderisa në flemë gjumë, bëhet ripërtrirja dhe riparimi i qelizave të lëkurës për të prodhuar produkte të reja e të shëndetshme që na ndihmojnë të dukemi të freskët dhe plot shkëlqim. Nëse keni grim në fytyrë, vështirë që qelizat të riparohen e rinovohen, andaj sigurohuni që ta pastroni mirë fytyrën para gjumit.

Pastruesi i grimit për sy

Nëse nuk hiqet tërësisht grimi nga sytë, atëherë ka gjasa që mbetjet e grimit të depërtojnë në folikulet e qerpikëve dhe të shkaktojnë infeksion të syrit, madje në disa raste mund të ju bien tërësisht. Andaj, përdorni ndonjë mbrojtës të mirë për sytë që është i dizajnuar veçanërisht për këtë zonë delikate dhe aplikojeni në mënyrë të sigurtë dhe efikase.

Të harroni aplikimin e mbrojtjes kundër diellit

Të gjithë e dimë se duhet të aplikojmë krem me faktor mbrojtës nga diellii, por pse saktësisht? Duhet aplikuar çdo ditë këtë për të na mbrojtur nga rrezet ultravjollcë. Këto janë forma të rrezatimit nga dielli që kanë një efekt në lëkurën tonë dhe mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme. Duke përdorur krem me faktor mbrojtës ju mbroni lëkurën nga rrezet e rrezikshme.

E teproni me eksfoliant

Kur lëkura është trajtuar shumë me eksfoliant, aktualisht ne jemi duke dëmtuar qelizat e lëkurës duke mos i dhënë mundësi që të rrisin qeliza të shëndetshme të lëkurës, kjo mund të rezultojë në ndjeshmëri të lëkurës dhe të shkaktojë skuqje apo plagë në lëkurë.

Produkte të gabuara për lëkurë të ndjeshme

Ne e dimë se lëkura e ndjeshme kap shumicën e njerëzve andaj edhe këto gabime bëhen nga nja numër i madh i popullatës. Duke përdorur produkte të gabuara në lëkurë të ndjeshme, kjo mund të rezultojë në gjendje të lëkurës si rosacea. Mos përdorni produkte që janë shumë të ashpra dhe që ndikojnë në ndjeshmërinë e lëkurës suaj.

Nuk pini ujë mjaftueshëm

Një gjë tjetër që duhet ta bëjmë të gjithë është pirja e mjaftueshme e ujit. Uji mban lagështi në trup dhe mban lëkurën tuaj të hidratuar dhe në gjendje të mirë. Natyrisht, uji largon oreksin dhe ndihmon trupin të metabolizojë yndyrnat e tepërta. Përpiquni deri në gjashtë apo tetë gota ujë në ditë.

Renditja e produkteve

Mund të jetë shumë konfuz ballafaqimi me një sasi produktesh se cilin ta përdorni së pari, megjithatë ekziston një renditje e saktë për t’u përdorur që të siguroheni që të përfitoni sa më shumë nga produktet tuaja. Aplikimi në mënyrë të gabuar rezulton që produktet mos të kenë efektin e njejtë.

Mungesa e gjumit

Një nga sekretet më të mira kundër plakjes dhe një nga miqtë më të besueshëm, është gjumi i mirë gjatë natës. Brenda atyre orëve të çmuara në gjumë qelizat riparojnë dëmin, kështuqë është vitale! Mundohuni të flini mjaftueshëm, të merrni gjumin e bukurisë, me sasinë ideale 8 orë.

Dieta

Siç thonë të vjetrit, ju jeni ajo që hani! E njejta vlen edhe për lëkurën tonë. Ajo që hamë mund të ketë ndikim në mënyrën se si lëkura jonë duket. Rekomandohet ushqim i shëndetshëm, një dietë e ekuilibruar që ndihmon në funksionimin e mirë të organeve si dhe për shëndet të mirë. Shkëlqimi dhe rrezatimi dhe janë shenjë e qelizave të lumtura dhe të shëndetshme. Preferohet acerola, ekstrakti spirulinës, që njihen si shtesa super të shëndetshme në çdo pije. Përmbajnë vitamin C, A, B, E duke i dhënë shkëlqim lëkurës, mbrojnë elastinin, jane anti-oksidantë dhe forcojnë muret e enëve të gjakut. Spirulina përmban poashtu minerale duke përfshirë kaliumin, zinkun, hekurin dhe bakrin.

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711