INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabimet që bëjmë me lëkurën e fytyrës gjatë dimrit

Gabimet që bëjmë me lëkurën e fytyrës gjatë dimrit

Publikuar më: 18:45 15-12-2017

Dimri nuk është aspak miqësor me lëkurën dhe arsyet janë mjaft të qarta: i ftohti, era dhe shiu rrisin acarimin, skuqjen dhe çdo lloj tjetër të pa përsosmërisë, që mund të vijë në mendje. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ekziston fakti që shumë prej nesh, edhe pa dashje, bëjnë gabime në rutinën e bukurisë.

Për një lëkurë të shëndetshme dhe të pastër duhet të veproni kështu:

Përdorni krem kundër diellit

Edhe pse iu duket shumë e çuditshme kjo që sapo lexuat, po është e vërtetë duhet ta përdorni kremin kundër diellit. Pavarësisht se dielli mund të jetë shumë i pakët, rrezet UVA dhe UVB veprojnë gjithashtu nën retë më të dendura.

Mos i lëpini buzët sepse iu shkakton irritim dhe tharje të lëkurës. Mbani lagështi në lëkurë.

Një rutinë e duhur e bukurisë, kërkon që brenda gjashtëdhjetë sekondave të pastrimit, të vendosni një tonik pa alkool, e ndjekur nga një krem hidratues që ndihmon lagështirën për të depërtuar thellë.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385