INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabimet që bën çdo mashkull kur bie në dashuri bazuar te shenja e horoskopit. Erdhi koha ta merrni vesh!

Gabimet që bën çdo mashkull kur bie në dashuri bazuar te shenja e horoskopit. Erdhi koha ta merrni vesh!

Publikuar më: 11:48 17-01-2017

Në këtë artikull të gjithë ju femra do keni mundësinë të zbuloni gabimet që bën një mashkull kur bie në dashuri, bazuar te shenja e horoskopit.

Ndoshta dilemat që keni në kokën tuaj, mund t’i hqini duke lexuar secilën shenjë. Intv.al jua sjell tani:

1. Dashi

Meshkujt dash  bëjnë shumë plane.  Në momentin që ai fiksohet me ju, edhe mund t’ju ftojë në ndonjë event familjarë.  Sipas intv.al  ju bën presion duke i shpejtuar gjërat.

 

2. Demi

Demat janë xhelozë për ish-in tuaj. Është pak e frikshme mënyra posesive, që ai reagon ndaj të kaluarës suaj. Nëse një mashkull dem bie në dashuri, fiksohet te eksperiencat tuaja të së shkuarës.

 

3. Binjakët

Meshkujt binjakë nuk pushojnë së foluri për veten e tyre. Ai vetëm do flasë për lidhjet e dikurshme, punët dhe talentin e tij. Ju mësoni çdo gjë rreth tij dhe mund t’ju  ikë dëshira për të zbuluar më shumë.

 

4. Gaforrja

Një mashkull gaforre  dorëzohet shumë shpejt. Kur bie në dashuri, nëse ju pyet një herë për diçka dhe ju i thoni se jeni të zënë, më pas nuk ju pyet më kurrë. Sipas intv.al kjo gjë i dëmton gaforret për të qëndruar me dikë që dashuron.

 

5. Luani

Meshkujt luan marrin atë që duan. Nëse bëhet nervoz me personin që dashuron, mund të listojë  femrat që ka shkuar në shtrat. Kjo gjë do i bëjë femrat të largohen nga ai, për të menduar takime të tjera në të ardhmen.

 

6. Virgjëresha

Nëse një mashkull virgjëreshë  do pëlqejë vërtet shumë dikë, përpiqet t’i fshehë ndjenjat. Ai do analizojë çdo gjë që bëni dukë ju vëzhguar, pasi kurrë nuk jua thotë. Në fund, ata e humbasin personin që duan duke ia vënë fajin vetes së tyre. 

 

7. Peshorja

Gabimi më i madh i meshkujve peshore është se ata nuk bëjnë asnjë plan për takimin me personin që duan. Peshoret nuk e vrasin mendjen shumë si do shkojë takimi, por jo në shumicën e kohës një takim del me sukses nëse nuk e keni një ide më parë.

 

8. Akrepi

Meshkujt akrep të japin përshtypjen se janë shumë të etur për partner. Duke treguar anën e tyre sensuale me dikë që e duan, i bën ata të gabojnë. Askush nuk pëlqen dikë, që dëshiron të tregojë muskujt dhe sa shumë është  tërheqës.

 

9. Shigjetari

Nëse një mashkull shigjetar vërtet bie në dashuri me ju, thotë gjërat e gabuara. Derisa ai të ndihet rehat me ju, ndoshta do jetë vonë.

10. Bricjapi

Nëse një mashkull bricjap, sipas intv.al bie në dashuri me dikë bëhet shumë serioz kur kalon kohën e lirë me ju. Si shenjë ambicioze dhe me symime të qarta, ky lloj serioziteti mund ta mërzisë partneren.

 

11. Ujori

Meshkujt ujorë mund të jenë të zgjuar dhe interesantë, por kur bëhet fjalë për dikë që dashurojnë, ata  zhduken.  Askush nuk mund të marrë vëmendjen e dikujt nëpërmjet rrjeteve sociale. Dëshira e ujorit për të qëndruar vetëm bën që të humbasë dikë që dashuron.

 

12. Peshqit

Gabimi i meshkujve peshq  është se e bëjnë veten e tyre të duken si miqtë perfektë. Personi që ata dashurojnë, ndoshta nuk e kupton dot nëse mashkulli peshk i do si miq, apo diçka më tepër. Ndajini gjërat peshk!

 

Burimi: Your Tango

Përshtati: Anisa Bega

 
 
Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939