INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabimet që duhet të shmangni kur jeni në dietë

Gabimet që duhet të shmangni kur jeni në dietë

Publikuar më: 09:38 16-05-2016

Gabimet që duhet të shmangni në një dietë janë vërtet të shumta! Njohja e tyre do t’ju lejojë që të arrini qëllimin tuaj të humbjes së peshës në një kohë të shkurtër dhe pa shumë mundime. Ata të cilët vendosin të ndjekin një dietë pa asnjë lloj guide dhe pa kontrollin e mjekut, shpesh bëjnë gabime të mëdha, duke ndjekur të ashtuquajturit mite false dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Duhet të bëni kujdes për të mos ndryshuar metabolizmin tuaj, për të mos kufizuar tretjen, por mbi të gjitha, ju duhet të përpiqeni që të mos humbisni ushqyesit tuaj fizikë të nevojshëm.

Çfarë nuk duhet të bëni gjatë një diete dobësimi:

1. Ekzagjerimi me vajin e ullirit

Vaji i ullirit, një nga ushqimet kryesore të kuzhinës mesdhetare, bën sigurisht shumë mirë, por kujtoni gjithmonë se bëhet fjalë për një vaj me 120 kalori dhe 14 gramë yndyrë për një lugë. Ekzagjerimi me këtë përbërës, mund t’ju kushtojë ndonjë kilogramë më shumë pa e vënë re!

2. Shmangia e frutave

Frutat janë të rëndësishme për mirëqenien. Por edhe në këtë rast është e mirë që të mos e ekzagjeroni me ngrënien e tyre, por mos i braktisni kurrë nga tavolina sepse do të ishte një gabim shumë i madh. Frutat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra që ndihmojnë në metabolizmin e organizmit.

3. Ngrënia e ushqimeve pa gluten (miell)

Nëse nuk vuani nga alergji të tilla si sëmundja e zorrëve, është e padobishme dhe e gabuar për të eliminuar ushqimet me gluten apo ndryshe me miell.

4. Ngrënia e paktë dhe praktikimi i shumtë i sportit

Nëse është e vërtetë se dietat ju ndihmojnë që të humbni peshë në një kohë të shkurtër, është gjithashtu e vërtetë se, në pak kohë, ju mund ta fitoni atë sërish! Ata që dobësohen shumë në një kohë të shkurtër duke bërë shumë sport dhe duke ngrënë pak, rrezikojnë rëndë shëndetin e tyre!

5. Mosngrënia e frutave të thata

Frutat e thata, që ndihmojnë për të ulur kolesterolin, sipas shumë personave të shëndoshin. Por nuk ka asgjë më të gabuar se kjo gjë. Ato gjithashtu mund të konsiderohen si një mesvakt i pasur me vitamina.

6. Pirja e paktë e ujit

Sa më shumë ujë të pini, aq më shumë humbet peshë. Pirja e shumtë e tij e ndihmon organizmin, por ul edhe urinë, ndërsa e bën lëkurën më të bukur. Ekspertët rekomandojnë të pini të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë, një truk i vogël që ndihmon edhe mirëfunksionimin intestinal (zorrët). Këshilla tjetër është që të pini një gotë ujë në temperaturën e ambientit me pak limon sapo zgjoheni për të pastruar trupin tuaj.

7. Lamtumirë karbohidrate

Karbohidratet nuk shëndoshin nëse përfshihen në dietë në një mënyrë të thjeshtë. Eliminimi i bukës dhe i makaronave nuk është një mënyrë për t’u dobësuar. Reduktimi i tyre është i mirë, por gjithsesi ato duhet të përfshihen në dietën tuaj, sepse ndihmojnë zemrën dhe arteriet.

8. Ushqyerja me shpejtësi përpara TV dhe PC

Edhe gjatë dietës është e rëndësishme të uleni në tavolinë dhe ta shijoni me qetësi atë çfarë do të hani. Ngrënia me nxitim, në këmbë ose përpara TV apo PC ul ndjenjën e ngopjes.

9. Lënia mënjanë e ushqimeve dhe mosrespektimi i orareve të ngrënies

Gjatë një diete, duhet të shmangni gjithmonë moslënien mënjanë të ushqimeve dhe të shkoni në mes të natës te frigoriferi. Ndarja e ushqimit në pjesë të vogla, është sekreti i parë për ta filluar me këmbë të mbarë. Gjithashtu sigurohuni që të mos ndiqni kurrë orare të çrregullta, sjellje tipike e njerëzve që kanë punë plot tension apo me turne. Ndërkaq mos e shmangni asnjëherë darkën. Mundohuni të gatuani

ndonjë pjatë të lehtë, sa për të favorizuar tretjen.

10. Shpikja e dietave vetjake

Nëse kilogramët që doni të humbni janë të shumta ose nëse vuani nga ndonjë patologji, shmangni dietat e shpikura nga vetë ju. Në raste të tilla drejtojuni një profesionisti, i cili do t’ju rekomandojë një dietë të përshtatshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316