Instagrami është rrjeti social më i madh i shpërndarjes së fotografive me mbi 1 bilion përdorues aktivë në një muaj dhe në sondazhet e shumta është zgjedhur si më i preferuari nga të gjithë përdoruesit e aplikacioneve të ngjashme me të.
Por prej disa ditësh përdoruesit kanë hasur një problem në këtë rrjet social dhe nuk e kanë pritur aspak mirë. Ata janë ankuar se nuk janë në gjendje të shpërndajnë fotot ose të rifreskojnë feed-in e tyre në rrjetin social. Ky problem i përgjithshëm ka prekur shumë përdorues të rrjetit, të cilët kanë gjetur mënyra të tjera për të shprehur pakënaqësinë, si përdorimi i Twitter-it.
Ata shkruajnë se janë hasur me mesazhe të tipit: “Diçka shkoi gabim! Ju lutemi provoni përsëri më vonë”.
“Instagram ka rënë përsëri. A mundet dikush të bëjë një aplikacion të ri të mediave sociale?”.
“Instagram im nuk punon. A ka njeri tjetër që ka probleme me të?”
Por më acarues është fakti që Instagrami nuk ka bërë asnjë lajmërim për ndonjë përditësim të ri që po kryen sepse zakonisht këto probleme ndodhin kur bëhet “update”.