IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Gabimi që bëjmë të gjithë, ja me çfarë vaji duhet të gatuajmë

Gabimi që bëjmë të gjithë, ja me çfarë vaji duhet të gatuajmë

Publikuar më: 09:50 29-08-2016

Në çdo gatim përdoret vaj. Ky fakt e bën vajin të jetë ndër ushqimet që ndikojnë më shumë në shëndetin tonë, në varësi të cilësisë së tij.

Sipas studimeve të shumta, vaji i misrit dhe i lulediellit, kur nxehen formojnë substanca – aldehide, të cilat kanë efekt kancerogjen dhe nxitës për shumë probleme shëndetësore si dëmtim të arterieve, tension të lartë, inflamacion gjatë shtatzënisë dhe ulçër!

Por, rreziku më i madh qëndron në ndikimin e vajit të gatimit në përbërjen yndyrore të trurit tonë. Neuronet kanë një shtresë yndyre që i izolon dhe ajo përbëhet nga një raport i caktuar i acideve lyrore omega 3 dhe 6. Vajrat bimor si i misrit dhe lulediellit përmbajnë acide lyrore omega 6 me shumicë. Kjo bën që konsumi i tepruar i tyre të deformojë raportin e yndyrnave në tru. Pasojat janë të lidhura ngushtë me probleme serioze të shëndetit mendor si disleksia, dementia etj.

Me çfarë vaji të gatuajmë?

Gjalpi, vaji i kokosit dhe vaji i ullirit janë yndyrnat që formojnë më pak aldehide kur nxehen, për këtë arsye është më mirë të gatuhet me to.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551