INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gaboni shpesh? Mësoni si të merrni gjithmonë vendimet e duhura

Gaboni shpesh? Mësoni si të merrni gjithmonë vendimet e duhura

Publikuar më: 14:36 07-05-2017

Një nga falsitetet e përhershme është lidhja e shëndetit me mençurinë dhe një tjetër është asociacioni mes inteligjencës dhe vendimeve të marra. Jo vetëm se janë dy gjëra ta ndara, por ka raste kur inteligjenca parandalon njerëzit nga marrja e vendimeve më të mira.

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Kolumbisë, u arrit në përfundimin se të gjithë ne përballemi me rreth 70 vendimmarrje të ndryshme në një ditë të vetme.

Përballë kaq shumë vendimeve çdo ditë, juve do t’ju duhet që t’u jepni përparësi atyre që janë më të rëndësishme. Më poshtë do të lexoni se si t’ia dilni mbanë në mënyrën më të suksesshme të mundshme:

Eliminoni vendimet e parëndësishme

Vendimmarrja funksionon si një muskul: sa më shumë ta përdorni gjatë ditës aq më shpejt do të lodhet. Një prej strategjive më efikase të përdorura nga njerëzit e suksesshëm është eliminimi i marrjes së vendimeve të vogla dhe të parëndësishme.

Vendimet më të rëndësishme merren në mëngjes

Një tjetër mënyrë për të shmangur lodhjen është që të merrni vendimet e rëndësishme në mëngjes, ndërsa ato më pak të rëndësishme pas pune ose në darkë. Një gjë e tillë këshillohet sepse në mëngjes ju mund të merrni vendimet e duhura, duke qenë se mendja juaj është shumë e kthjellët.

Merrni vendimet kur të jeni të qetë emocionalisht

Një shprehje e vjetër thotë: “Mos merrni vendime të rëndësishme, nëse nuk jeni të qetë emocionalisht” sepse emocionet si pozitive ashtu edhe negative, nuk do t’ju lejojnë që të jeni të kthjellët dhe të arsyetoni në mënyrën më të mirë të mundshme.

Reflektoni mbi vendimet që merrni

T’u riktheheni vendimeve që keni marrë është një prej strategjive më të mira, në mënyrë të tillë që ato të jenë përherë të sakta.

Pyesni shumë por në fund vendimin merreni vetë

Një ndër mënyrat më të mira për të marrë vendimin e duhur është ajo që të pyesni shumë dhe të keni më shumë sesa një alternativë për një çështje të caktuar, sepse në këtë mënyrë do të kuptoni edhe qasjen e të tjerëve ndaj një vendimi që ju do të merrni, por në fund këshillohet që vendimin përfundimtar ta merrni ju.

Article Logic
Execution time: 0.0022201538085938