INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabriel: Bojkoti frikë nga Vetting, PD po largon Shqipërinë nga BE

Gabriel: Bojkoti frikë nga Vetting, PD po largon Shqipërinë nga BE

Publikuar më: 12:07 17-04-2017

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë gjatë konferencës që po realizon me mediat dhe me ministrin shqiptarë Ditmir Bushati është ndalur dhe tek protesta e opozitës, e cila ka bojkotuar Kuvendin.
Sigmar Gabriel e ka cilësuar këtë protestë si absurde dhe i kërkoi opozitës një dialog për zgjidhjen e këtij ngërçi.

“Ju e dini se zhvillimet ne rajon janë mjaft të rëndësishme. Shqipëria është mjaft e rëndësishme për rolin që ka në rajon. Ne mbështesim perspektivën për vendet që duan të jenë anëtare të BE-së. Në të shkuarën në të gjithë rajonin interesat e qytetarëve nuk kanë qenë në vëmendje të politikaneve. Është shteti ligjor ai që duhet të jetë parësor. Ne kemi qenë të gëzuar që në Parlamentin shqiptar u mundësua me konsensus miratimi i ligjeve të rëndësishme dhe tani konstatojmë se tani reforma në drejtësi po pengohet. Pra kjo është absurde që deputetët e zgjedhur refuzojnë të bëjnë punën e tyre në parlament. Është e paimagjinueshme që opozita përpiqet të ndryshojë gjendjen jo përmes zgjedhjeve, por përmes bojkotit. Për ne është mjaft e rëndësishme që mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të zbatohet reforma në drejtësi”- tha ministri i jashtëm gjerman.

Article Logic
Execution time: 0.0040581226348877