INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabriel kritikoi opozitën shqiptare, reagon Ministria e Jashtme e Gjermanisë

Gabriel kritikoi opozitën shqiptare, reagon Ministria e Jashtme e Gjermanisë

Publikuar më: 17:17 19-04-2017

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, kritikoi ashpër opozitën shqiptare para disa ditësh, ku i kërkoi t’i jepte fund bojkotit. Ndërkohë që Ministria e Jashtme e Gjermanisë sqaron e pyetur nga Deutsche Welle lidhur me këtë kërkesë në Tiranë të ministrit të Jashtëm gjerman.

Në disa artikuj në shtyp dhe në forume në internet kjo kërkesë po karakterizohet si kërkesë që buron nga përkatësia e ministrit të Jashtëm gjerman në partinë socialdemokrate gjermane. Sugjerohet se ajo duhet parë si një pozicion partiak i ministrit Gabriel dhe jo si pozicion i qeverisë gjermane.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë iu përgjigj pyetjes së Deutsche Welles, nëse në deklaratën e ministrit të Jashtëm Gabriel për opozitën në Shqipëri kemi të bëjmë me një qëndrim të qeverisë gjermane ndaj zhvillimeve në Shqipëri apo me një deklaratë nga pozita partiake të ministrit të Jashtëm gjerman.

Nga Ministria e Jashtme gjermane iu transmetua sot (19.04.2017) Deutsche Welle-s se kërkesa e ministrit të Jashtëm Gabriel ndaj opozitës shqiptare për t’i dhënë fund bojkotit të Parlamentit dhe që opozita të shfrytëzojë rrugët e parashikuara në kushtetutën e Shqipërisë është qëndrimi i Qeverisë Federale gjermane

Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258