Ermal Mamaqi ka bërë gafën e tij më të madhe në transmetim live, dhe për fatin e tij të keq aty ishte Rasheli për t’ia përforcuar.
Në emisionin e tij “Xing me Ermalin”, moderatorit të njohur I ka rrëshkitur pak goja dhe është ngatërruar me fjalët e tij. Në vend që të thotë “kalojmë te logoja”, aktori simpatik I humorit ka thënë “k*rojmë te logoja”, një gabim që nuk ka kaluar lehtë. Pikërisht pasi aty ishte Rasheli e cila menjëherë ka reaguar duke thënë “iii tha k*rojmë”, duke shpërthyer në të qeshura. Nuk ka vonuar as reagimi i Ermalit, i cili më pas e kaloi me humor.