INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gafa e FSHF-së, Fifa i jep “shuplakë” Shqipërisë

Gafa e FSHF-së, Fifa i jep “shuplakë” Shqipërisë

Publikuar më: 17:15 25-08-2016

FIFA nuk ka lënë jashtë vëmendjes as ndeshjet miqësore. Ajo ka vendosur sanksione mbi FSHF-në dhe Shqipërinë.

Bëhet fjalë për ndeshjen miqësore të luajtur mes Luksemburgut dhe Shqipërisë, ku në minutën e 45-të është aktivizuar Ergys Kaçe, lojtar që nuk i lejohej që të aktivizohej në këtë ndeshje. Për këtë arsye FIFA ka sanksionuar Shqipërinë me 7500 Franga zvicerane dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

“Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar sepse ka aktivizuar një lojtar që nuk lejohej të luante në ndeshjet miqësore ndërkombëtare. Ai është aktivizuar në takimin mes Luksemburgut dhe Shqipërisë më 29 mars 2016”. “

Ndeshja deklarohet e humbur me rezultatin 3-0 në favor të Luksemburg dhe FSHF-ja do të gjobitet me 7500 Franga zvicerane, sepse Komisioni i Disiplinës në FIFA konsideron përgjegjës për shkeljen e Kodit Disiplinor të FIFA-s”.

“Sanksioni lidhet me aktivizimin e Ergys Kaçes, i cili e kishte të ndaluar që të luante në këtë takim, pasi në ndeshjen e mëparshme miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë më 26 mars 2016 ai u ndëshkua me karton të kuq”, bën me dije FIFA.

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006