INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gafa e Maqedonisë, pret kryeministrin e Austrisë me flamurin e një vendi tjetër

Gafa e Maqedonisë, pret kryeministrin e Austrisë me flamurin e një vendi tjetër

Publikuar më: 14:52 07-09-2018

Qeveria e Maqedonisë i ka kërkuar falje Austrisë pasi kancelari austriak, Sebastian Kurz, është pritur gjatë vizitës së realizuar sot në Shkup me flamur të gabuar- atë të Letonisë. “Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për një dështim të paqëllimtë të protokollit, me rastin e vizitës së kancelarit, Sebastian Kurz në Maqedoni”, është thënë në komunikatën e Qeverisë. Sipas saj, lëshimi është bërë nga shërbimet e protokollit të Qeverisë së Maqedonisë dhe ministrisë së punëve të Jashtme dhe ai ka ndodhur “për shkak të ngjashmërisë së madhe të ngjyrave të flamurit të Austrisë dhe Letonisë”. Kancelari austriak Sebastian Kurz ishte sot në Shkup. Gjatë fjalës së tij Kurz u kërkoi qytetarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë në favor të marrëveshjes së arritur me Greqinë. Kurz i bëri këto komente në një takim me kryeministrin Zoran Zaev. "Jam i lumtur që jam përsëri në Shkup. Zgjidhja e kontestit të emrit paraqet një dinamikë të re për vendin dhe rajonin. Unë ftoj qytetarët e këtij vendi që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë në favor të pranimit të vendit në BE ", tha Kurz. Nga ana e tij kryeministri Zoran Zaev falënderoi kancelarin austriak Sebastian Kurz për mbështetjen e dhënë. "Vizita juaj është një inkurajim i madh për ne para referendumit të 30 shtatorit, në të cilin qytetarët do të votojnë për të ardhmen e tyre", tha Zaev, duke shprehur bindjen e tij se referendumi do të jetë i suksesshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221