Nuk janë të rralla momentet kur politikanët me të vërtetë që çudisin me sjelljet apo deklaratat e tyre aspak të zakonta.
Së fundmi është një politikan nga Pakistani i cili ka bërë një gafë për të cilën është shkruar në të gjitha mediat botërore.
Ai ka shpërndarë një video në faqen e tij duke menduar se është një rast i vërtetë heroizmi.
Por në fakt pamjet kishin qenë të lojës shumë të njohur Grand Theft Auto V.
Khurram Nauaz Gandapur, një sekretari i lartë në një parti të madhe në Pakistan, postoi video në Tuitter duke menduar se ishte një pamje ekskluzive e një aeroplani që për pak i shpëton një kamioni cisternë të parkuar në pistë.
Ai lavdëroi edhe pilotin e këtij aeroplani, që në fakt ishte karakteri shumë i njohur brenda lojës, Trevor Francis.“Shpëtim për milimetra nga një aksident katastrofik. Vëmendja e pilotit bëri që të kemi këtë mrekulli”, shkroi Gandapur.