INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gafa e Trump për të cilën po vërshojnë memet [FOTO/VIDEO]

Gafa e Trump për të cilën po vërshojnë memet [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:45 20-02-2017

Ditën e shtunë në Florida, Presidenti Trump u tha turmave të protestuesve se kishte ndodhur një "sulm terrorist" një mbrëmje më parë në Suedi.

Kjo erdhi si surprizë për të gjithë, madje edhe suedezëve, sepse absolutisht asgjë nuk kishte ndodhur.

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, menjëherë reagoi në Tëitter duke hamendësuar se mos Trump kishte tymosur ndonjë gjë të dyshimtë.

Në habi të plotë reagoi edhe llogaria zyrtarë e shtetit suedez, e cila menaxhohet nga një qytetar i ndryshëm çdo ditë. Këtë herë ishte radha e Maksit, i cili tha se asgjë nuk kishte ndodhur në Suedi, jo më ndonjë sulm terrorist.

Edhe mediat suedeze ironizuan presidentin amerikan, duke dhënë në mënyrë të detajuar ç’kishte ndodhur realisht në Suedi në mbrëmjen e “sulmit terrorist” të Trump.

Më pas ishte radha e njerëzve të thjeshtë të përpiqeshin të gjenin se për çfarë e kishte fjalën Donald Trump dhe disa nga përgjigjet e tyre ishin vërtetë për t’u shkrirë gazit. 

Article Logic
Execution time: 0.0039548873901367