Do të shkriheni së qeshuri, epike!
Si gjatë lidhjes me Blerim Xhemailin ashtu edhe pas ndarjes nga futbollisti shqiptar, Erjona Sulejmani ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë. Së fundmi ajo është bërë pjesë e emisionit “Magjia 21” në RTSH. Mirëpo mesa duket, Erjona e ka fiksim të bëjë gafa lidhur me kombëtaren e Argjentinës.
Pasi tha që trajneri Sampaoli duhet të aktivizonte Icardin se një lojtar si ai nuk lihet në stol, Erjona pas ndeshjes së Argjentinës me Kroacinë, e ka bërë mbrojtësin Kalidou Koulibalyn argjentinas.
Ajo u pyet se kë lojtar nga Argjentina njeh, Erjona u përgjigj se Koulibalyn i cili luan te Napoli, por në këtë moment është dashur ndërhyrja e moderatores Hygerta Sako, e cila me humor e ka kaluar këtë situatë, si për të mos nxjerrë “keq” modelen, duke i kujtuar që Koulibali është nga Senegali.