Tre emrat e talentuar të Eleni Foureira, Eugent Bushpepa dhe Ermal Meta na e mbushën me emocione mbrëmjen e djeshme por edhe pse fatkeqësisht nuk arritën të fitonin vendin e parë padyshim që nuk munguar edhe të qeshurat.
Shqipëria u rendit e 11-ta dhe pas performancës së Eugentit, në ekranet shqiptare u dëgjua një bisedë e pazakontë e komentatorit shqiptar në sfond.
Andri Xhahu mendoi se kishte mbyllur mikrofonin dhe vazhdoi të fliste normalisht pa e vrarë mendjen se ndërkohë gjithçka mund të dëgjohej nga spektatorët dhe publiku.
Ai tha: Ike për fare ti? Ku?” ndërsa më pas dha pikët e shqiptarëve për afatin kohor 30-sekondësh.
Jo vetëm kompeticion super i rëndësishëm, episode si këto të mekin së qeshuri.