INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Galaxy S7 në dispozicion në 60 vende të botës më 11 mars

Publikuar më: 10:25 23-02-2016

Telefoni i mençur i Samsungut i prezantuar në panairin e teknologjisë në Barcelonë, Samsung Galaxy S7 është konfirmuar se në valën e parë të lancimit global do të jetë në dispozicion në 60 vende të botës.

“Galaxy S7 është planifikuar të shkojë në shitjet në 60 vende më 11 mars. Ne presim që shitjet të tejkalojnë ato të modelit të kaluar, Galaxy S6″, tha Dong-jin.

Duke folur për funksionet e Galaxy S7, ai tha “Ne jemi përpjekur të shtojmë sa më shumë funksione që është e mundur që mungonin në modelet e kaluara”.

Në video mund të shikoni specifikat dhe prezantimin e Samsung Galaxy S7.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715